Ndarja nga jeta e Bashkim Finos, reagon Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jetë të deputetit socialist Bashkim Fino.

Advertisements

Basha shkruan në Facebook veç të tjerash se është i bindur që kontributi i Bashkim Finos në politikën shqiptare do të vlerësohet gjithmonë si një zë i rëndësishëm në funksion të stabilitetit politik dhe shoqëror të vendit.

“Me trishtim mësova lajmin për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit, ish-ministrit dhe ish-deputetit Bashkim Fino. Jam i bindur se kontributi i Bashkim Finos në politikën shqiptare do të vlerësohet gjithmonë si një zë i rëndësishëm në funksion të stabilitetit politik dhe shoqëror të vendit. I shpreh ngushellimet më të sinqerta familjes Fino dhe gjithë të dashurve të tij. U prehtë në paqe!”, shkruan Basha.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakFlamuri ulet në gjysmë shtizë, Rama shpall ditë zie 29 marsin
Artikulli tjetërPas Metës, Bashës e shumë të tjerëve edhe Edi Rama shkon te familja e Arjan Salës