Flamuri ulet në gjysmë shtizë, Rama shpall ditë zie 29 marsin

Kryeministri Edi Rama ka shpallur ditë zie 29 marsin, pas ndarjes nga jeta të deputetit socialist Bashkim Fino.

Advertisements

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale, ku bashkëngjitur vendimit, ka postuar një zemër të zezë.

Qeveria vendosi që të shpallë 29 marsin ditë zie kombëtare në nderim të ish-Kryeministrit të ‘Pajtimit Kombëtar’, Bashkim Fino.

Advertisements

Fino humbi jetën ditën e sotme në moshën 58-vjeçare, pasi prej kohësh po luf tonte me korona virusin, dhe fat keqësisht nuk mundi t’ia dilte.

Kujtojmë se Rama njoftoi se sot do të anuloheshin të gjitha aktivitetet në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit. Fino ishte pjesë e listave të kandidatëve për deputetë në qarkun e Fierit, ku renditej i katërti.

Pritet që ai të përcillet për në banesën e fundit në orën 16:00, në va rrezat e Sharrës.

“Këshilli i Ministrave vendosi shpalljen ditë zie kombëtare, ditën e hënë, datë 29.3.2021, në nderim të të ndjerit, Bashkim Fino, Kryeministër i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar dhe deputet në një sërë legjistraturash”,- thuhet në vendim.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Keto që po të them sot mos e përdorni për fushatë”. Virologu shtang Ori Nebiajn, ja reagimi epik i saj
Artikulli tjetërNdarja nga jeta e Bashkim Finos, reagon Lulzim Basha