Lajmi fundit/ Ishte infektuar me Covid-19, ndahet nga jeta ish-Kryeministri i Shqipërisë

Deputeti i Partisë Socialiste Bashkim Fino është ndarë nga jeta në moshën 59-vjeçare për shkak të Covid-19. Fino nuk ka mundur dot ta fitojë bete jën me virusin, duke mbyllur sytë mëngjesin e sotëm, rreth orës 04.00.

Advertisements

Bashkim Fino u infektua më 13 mars nga Covid-19. Lajmin për infektimin e tij e bëri vetë me dije zëvendës kryeministri Erion Braçe, i cili përmes një statusi në rrjetet sociale shkruante se ‘kampioni’ po luf tonte.

Por siç duket, Fino nuk ia doli dot.

Advertisements

Bashkim Fino ishte deputet i Partisë Socialiste. Që nga viti 1997, ai ishte është anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste. Në vitin 1997, Fino u zgjodh Kryeministër i vendit në qeverinë e Pajtimit Kombëtar, post që e mbajti nga muaji mars deri në korrik.

Nga vitit 1997 deri në vitin 1998, Fino mbajti detyrën e Ministrit të Pushtetit Lokal, njëkohësisht dhe Zv/kryeministër. Në vitin 1999 deri në vitin 2001, Fino ishte ministër i pushtetit lokal. Ndërsa, gjatë viteve 2001-2002 ka qenë Ministër i Punëve Publike dhe Turizmit. Në vitin 2004, Fino u bë Ministër i Rregullimit të Territorit dhe Turizmit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakBefason Ana e Përputhen: Do të votoja atë parti që legalizon shtëpitë publike
Artikulli tjetërTregu botëror merr frymë lirisht, Anija “Ever Given” nis më në fund zhvendosjen drejt bregut (video)