Trajneri i Anglisë: Shqipëria ka shpirt skuadre, ishte ndeshje e vështirë

Fitorja 0-2 në transfertë përballë Shqipërisë sigurisht i lë një shije të mirë trajnerit të Anglisë, Gareth Southgate.

Advertisements

Në një intervistë për “SuperSport” tekniku i tre luanëve theksoi se ndeshja mund të merrte një tjetër rrjedhë nëse Uzuni do të kishte shënuar në fillim të takimit:

“Ishte një ndeshje shumë e vështirë, Shqipëria luajti mirë dhe ishin të organizuar. Luajtën mirë me dhe pa top. Kishin disa raste që në fillim, nëse do të kalonin në avantazh mund të kishte shkuar ndryshe.

Advertisements

Arritëm të krijonim pas minutës së 20 dhe ia dolëm të fitojmë. Shqipëria po përmirësohet vazhdimisht dhe e shikoni çfarë probleme të krijojnë. Kanë shpirt skuadre dhe mund të bëjnë mirë. Kush me pëlqeu nga Shqipëria?

Nuk e pashë Shqipërinë në planin individual, por mendoj se dy mesfushorët e qendrës e qarkullonin mirë topin. Për mbrojtësit është gjithmonë e vështirë. Ishte një ndeshje e vështirë.”, tha Sauthgejt.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKalonin rrugën me mendjen tek telefoni. Makina përplas dy kalimtarët në Lushnje
Artikulli tjetërManastirliu: Sot kryem 11 478 vaksinime në mbarë vendin, do vazhdojmë pa u ndalur