Edy Reja ishte i qetë edhe pse Shqipëria humbi 0-2 ndaj Anglisë në “Air Albania”. Ai u shpreh se përballë ishte një kundërshtar i niveleve më të larta në futboll.
Advertisements
“Bëmë një ndeshje të mirë. Kemi humbur mundësi për gol në pjesën e parë. E kishin përgatitur ndeshjen për të qëndruar në mbrojtje e për të reaguar me kundërsulm. Në pjesën e dytë patëm më pak hapësira. Por luajtën ndaj kolosëve të futbollit.
Diferencën e shikojmë në këtë pikë, edhe kur ishte 2-0, Anglia arriti të ruajë nivelin e lartë”, tha Reja.
Advertisements
Më tej, trajneri italian i kombëtares kuqezi u shpreh se nëse pjesa e parë do të mbyllej pa pësuar gol, mundësitë do të ishin më të mëdha në pjesën e dytë për të marrë të paktën një pikë nga kjo ndeshje.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!