Pak ditë më parë, mediat në Shqipëri konfirmuar se ish-konkurrentët e “Për’puthen”, Ana Lleshi dhe Arsim Abdyli janë në një lidhje dashurie.
Advertisements
Këtë lajm e ka konfirmuar në njëfarë mënyre edhe vetë Ana në një intervistë, e pyetur për raportin e saj me djalin nga Maqedonia.
“Ku ka zë, nuk është pa gjë”, tha ajo në “Top Albania Radio”.
Advertisements
Duket se çifti ka vendosur të mos fshihet më nga sytë e publikut dhe nëse më parë ruheshin mirë kur dilnin me njëri-tjetrin, tashmë s’e kanë aspak problem.
“Iconstyle.al” ka siguruar një foto të Anës dhe Arsimit në një ambient publik në kryeqytet, teksa pinin diçka e bisedonin me njëri-tjetrin, pa praninë e personave të tjerë.
Megjithëse nuk u futën njëkohësisht në “Për’puthen”, ata gjetën mënyrën për t’u njohur së bashku e për të nisur një romancë kaq të përfolur në rrjet.
Djali u bë shkak që Arsimi të lërë përfundimisht “Për’puthen”. Ai tha se do të largohet për shkak të disa arsyeve private. I pyetur më tej nga Bora, ai tha se duhet të rikthehet në Zvicër për t’i bërë disa vizita djalit të tij.
Mirëpo, menjëherë pas largimit nga “Për’puthen”, ka marrë vëmendjen postimin i fundit i ish-konkurrentit në InstaStory. Një vajzë i ka bërë një dhuratë kaq domethënëse Arsimit, një unazë që e ka lumturuar shumë.
Ai ka publikuar në InstaStory dorën e tij me unazën në gisht, teksa shkruan:
“Nuk ka rëndësi dhurata, por mundi.”
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!