“BMW-ja” bie në greminë, plagosen dy të rinjtë, njëri prej tyre në gjendje kritike për jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Gostim-Gramsh, në fshatin Gjyrale. “Panorama” mëson se një makinë tip “BMW” ka përfunduar në greminë dhe për pasojë janë plagosur dy të rinj.

Advertisements

Mësohet se të rinjtë janë transportuar në spitalin kirurgjikal të Elbasanit, ndërsa një prej tyre, i cili ndodhet në gjendje më të rëndë do të transportohet në spitalin e Traumës në Tiranë.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNënat injektuan vaksinën anti-Covid gjatë muajve të shtatëzanisë, ja çfarë u ndodhi foshnjave të lindura
Artikulli tjetër“Sa keq që ky lojtar zgjodhi të luajë për Kosovën dhe jo për ne”, trajneri i Suedisë habit me deklaratën