Dy foshnja vajza kanë lindur me antitrupa ndaj Covid në Itali. Ansa.it, bën me dije se dy vajzat, të quajtuara Anna dhe Valentina, kanë lindur në spitalin e Padova.
Advertisements
Mësohet se nënat e tyre, gjatë muajve të shtatzënisë kishin marrë vaksinat kundër Covid-19.
“Dy vogëlushet e lindura, janë të parat në Itali që kanë lindur me antitrupa”, shpjegoi mjeku Gianfranco Juric Jorizzo.
Advertisements
Dy nënat, njëra 37 vjeçare dhe tjetra 36 vjeç, janë pjesë e stafit mjekësor, ndërkohë që mësohet, se ata nuk e kanë kaluar ende koronavirusin.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!