TIRANË
Advertisements
Vijojnë ende kërkimet për gjetjen e 33-vjeçarit Arjan Sala, i cili shpëtoi të gjithë punonjësit nga zjarri që përfshiu magazinën e një qendre tregtare në Tiranë, ndërsa nuk mundi dot të dilte vetë.
Ndonëse prej dy ditësh vijojnë kërkimet nga zjarrfikësit e kryeqytetit, të Rinasit, të Kamëz dhe të ushtrisë, ende nuk ka asnjë gjurmë nga shefi i sigurisë së kësaj godine.
Advertisements
Ekipi i shpëtimit iu ka thënë familjarëve të 33-vjeçarit të zhdukur se do të kërkojnë brenda magazinës me duar nëpër mbetjet e djegura, dhe për këtë arsye, kanë kërkuar që të futet brenda edhe një prej familjarëve, që të shohë nëse ka ndonjë gjë identifikuese, që të mund të identifikojë të zhdukurin.
Por, pas disa kërkimeve pa rezultat, punonjësit zjarrfikës kanë dalë të gjithë jashtë, ndërsa i afërmi i 33-vjeçar nuk ka pranuar të dalë dhe ndodhet brenda magazinës prej një ore.
Familjarët, të cilët vijojnë të presin me makth në vendngjarje, iu kërkojnë punonjësve zjarrfikës që të futen brenda ta nxjerrin, por ata nuk pranojnë. Kjo ka bërë që të nisin konfrontimet mes familjarëve të të zhdukurit dhe ekipeve të shpëtimit.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!