Ish konkurrentja e “Përputhen” , Melisa Lleshi para pak kohësh publikoi projektin e saj të parë muzikor, i cili u punua në studion e Bini Diez, me të cilin nënshkroi kontratë menaxhimi për disa vite.
Advertisements
Por kontrata e tyre nuk pati jetë të gjatë. Express Rozë mëson se Melisa dhe Bini kanë shkëputur kontratën duke ndarë rrugët, madje flitet se bashkëpunimi mes tyre ka përfunduar me zënkë.
Express Roze, ka kontaktuar ish menaxherin e Melisës, por ai nuk ka dashur të japë asnjë deklaratë lidhur me këtë çështje.
Advertisements
E në anën tjeter Melisa këto ditë ka publikuar në Instagram foto nga një studio tjetër muzikore, ajo e kantautorit Irkenc Hyka, ku duket se po vazhdon punën për projektin e ri.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!