Kërcënohet deputetja shqiptare: Më telefonuan dhe më paralajmëruan në serbisht

KOSOVË- Deputetja e Kosovës, Duda Bajle është kërcënuar ditën e sotme. Lajmin e ka bërë të ditur vetë deputetja me anë të një postimi në Facebook, ku shkruan se ka marrë tri telefonata anonime nga persona të panjohur ku i kanë thënë të ketë kujdes në votimin e radhës në Kuvendin e Kosovës.

Advertisements

Ai ka shkruar se personat që e kërcënuar flisnin serbisht dhe shqip. Bajleështë shprehur se nuk do të bjerë asnjëherë pre e këtyre kërcënimeve dhe se nuk do të ndryshojë votën për shkak të të tjerëve.

Postimi i plotë:

Advertisements

REAGIM PUBLIK: SOT U KËRCNOVA PATURPËSISHT ! Dëshiroj të ju informoi që sot pasdite kam marrë tri telefonata anonime ( dy në gjuhën sërbe dhe një në gjuhën shqipe) ku nga persona të panjohur jam kër cnuar paturpësisht dhe duke më pohuar ” kujdes për votimin e radhës në kuvendin e Kosovës”! Unë e kuptoj që dikuj ja kam prish planet dhe ai ” dikushi” nuk po pajtohet me humbjen.

Por, ju premtoj që këta njerzë të cilët fshihen pas numrave të panjohur e të cilët po përpiqen të falsifikojn dokumente me qëllim të deskriditimit tim politik, me argumente do ti zhveshi ” lakuriq” para organeve të drejtësis të Kosovës. I premtoj popullit të Kosovës që votën time kurr askush nuk do të mund ta ndryshoj. Jam krenare me angazhimin tim për shtetin tim! Duda.

https://www.facebook.com/duda.balje/posts/1880493652113794

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Nuk më doni”, Rama nga Durrësi: “Shko te ajo “Për’puthemi”
Artikulli tjetërParalajmëron Drejtori i Urgjencës Kombëtare: Respektoni masat, do të vijë një tjetër valë Covid-19