Kryeministri Edi Rama nga qyteti i Durrësit ka hedhur akuza ndaj kreu të PD-së për sa i përket hapjen e fushatës ditën e djeshme në Tiranë, ku nuk munguan grumbullimet e njerëzve edhe pse në kohë covid.
Advertisements
Rama tha se PD, bëri rrëmujë mbrëmjen e djeshme duke krijuar situatë agresive. Më tej ai e ka akuzuar PD si përçarëse.
“A e patë çfarë rrëmuje u krijua dje? Ashtu është mënyra si janë ata, ADN-ja e tyre, uuu, oooo, yyyy, krijo një situatë agresive dhe e padurueshme, ata janë përçarës sepse kanë qenë gjithmonë minorancë pas 1992, e para dhe e fundit herë që kanë fituar” tha ai.
Advertisements
Gjatë fjalës së tij, kryeministri nuk u kurseu batutat duke thënë ata që se duan Ramën ta kalojnë tek emisioni Për’Puthen.
“S’e do Edi Ramën? Po pune e madhe fort, po pagën tënde e do? Do të çosh më shumë apo më pak? Nëse s’e do Edi Ramën, kaloje te sporti apo te ato telenovelat turke, ose shko te ajo “Për’puthemi”, përputhu edhe vetë atje. Por ti mos rreziko pagën tënde nëse nuk do Edi Ramën”.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!