Kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi është kthyer në një prej personazheve politikë më aktive në rrjetet sociale. Së fundmi, ajo ka shprehur një “dashuri” për kërcimin dhe këngët.
Advertisements
Në një postim në Instastory, Kryemadhi shfaqet duke gatuar se bashku me ish-deputeten Kejdi Mehmetaj, ndërsa këndojnë së bashku këngën e grupit Free Mc- Vish Fustanin me toka”.
Vetë Kryemadhi është në krye të listës së kandidatëve për deputetë të LSI në Fierit, ndërsa e dyta është Kejdi Mehmetaj. Përveç Fierit, Kryemadhi udhëheq garën edhe në Tiranë e Elbasan.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!