Moderatori Arjan Çani ka komentuar dje deklaratën e dashurisë që Monika Kryemadhi i bëri bashkëshortit të saj, Presidentit Ilir Meta me rastin e ditëlindjes së tij të 52-të dhe ka parashikuar se çfarë do të ndodhë me LSI-në në zgjedhjet e 25 prillit.
Advertisements
Sot zonja Kryemadhi ka bërë një postim në rrjetet sociale ku ka uruar bashkëshortin e saj Ilir Meta për ditëlindje. Po e citoj: “Të dua Ilir Meta si një adoleshente e dashuruar përjetësisht”. Po ju bëj dhe juve të njëjtën pyetje që i kemi drejtuar publikut: Mendoni se një “adoleshente” si Monika mund të fitojë zgjedhjet?
Çani: mendoj se edhe një adoleshente si Monika mund të fitojë zgjedhjet, por jo e vetme. Pavarsisht nga perceptimi që mund të kenë për të ajo ka gjithë jetën që merret me këtë punë dhe mund të them që mund të kesh simpati apo antipati për të, por ajo është punëtore dhe kur merr përsipër të bëjë diçka e çon deri në fund. Askujt s’ia merrte mendja që Berisha të kthehej.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!