Shtëllunga tymi vijojnë të dalin nga magazina, familjarët e rojes së bllokuar presin jashtë shiritit rrethues

TIRANË– Kur kanë kaluar gjashtë orë pasi flakët përfshinë magazinën tek qëndra tregatre “Casa Italia”, vijojnë të dalin ende shtëllunga tymi. Siç shihet edhe nga videoja e publikuar nga Report TV, janë hapur pusetat që vendi të zbraset nga tymi, por shtëllungat nuk kanë të ndalur.

Advertisements

Nga ana tjetër, familjarët e shefit të sigurisë, Arjan Sula, i cili është bllokuar prej gjashtë orësh presin ndonjë lajm jashtë shiritit që ka rrethuar qendrën tregtare.

Sala, siç edhe tregoi xhaxhai i tij për kamerat, është futur brenda magazinës për të nxjerrë kolegët e tij dhe ka ngecur brenda. Nga ana tjetër, policia ende nuk ka dhënë asnjë informacion për rojen e bllokuar, ndërsa shefi i zjarrfikëses Shkëlqim Goxhaj e mohoi.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPlas sherri mes Koduzit dhe Bratajt: “Injorancën tënde mos ma shit mua”
Artikulli tjetërHoroskopi për sot, 25 mars 2021