Plas sherri mes Koduzit dhe Bratajt: “Injorancën tënde mos ma shit mua”

Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj është përplasur me koordinatorin Kombëtar për Shëndetësinë në Partinë Demokratike, Gazmend Koduzi. Të dy, teksa ishin të ftuar në “Real Story”, debatuan për numrin e jetëve të humbura nga Covid-19.

Advertisements

Koduzi akuzoi Ministrinë së për fshehjen e numrit të vde kjeve nga COVID. Këtë akuzë, Brataj nuk e pranoi dhe më pas mes tyre nisën përplasjet.

Pjesë nga biseda

Advertisements

Koduzi: Llogaria nuk bëhet siç thoni ju. Llogaria bëhet ndryshe. Sipas të dhënave që

Brataj: Në Shqipëri ka të vde kur dhe nga infarkti, tumoret, covid. Eksesi i vde kjeve, janë 28 mijë të gjitha.

Koduzi: Nuk e di fare ti se s’merr vesh nga këto

Brataj: Injorancën tënde mos ma shit mua. Mos më thuaj mua nuk merr vesh.

Koduzi: Po s’merr vesh pra. S’je i kësaj fushe.

Brataj: Jo mos ma thuaj mua këtë. Se më the që nuk merr vesh.

Koduzi: Të kërkoj ndjesë. Numri i deklaruar i vde kjeve në 2020 ka qenë 1181. Sipas studimeve ndërkombëtare, 80 përqind kanë qenë pjesë e COVID dhe pjesa tjetër e sëmundjeve. Ne nuk e kemi 80 %, por e kemi 20 % . Është mashtruar me shifrat. Janë bërë pak teste. Kemi pasur raporte. Është analizë. Janë jetë njerëzish, nuk janë shifra. Nëse e shihni si shifra, puna juaj.

Brataj: Ju e dini se vde kja është pjesë e jetës

Koduzi: Po jo nga mungesa e shërbimit. I kemi mbajtur mbyllur spitalet me qëllim. Ku janë spitalet? Duhet të jenë gati kur do pacienti. Pacienti s’ka marrë shërbimin

Brataj: E kanë marrë shërbimin.

Koduzi: S’e ka marrë. Se edhe në raportimet e MSH, ka nisur raportimi në spitalet rajonale vetëm kur i ka hapur zyrtarisht. Thotë 3 spitale rajonale, por janë 11. Ku janë të tjerët. Kushedi se sa njerëz kanë vdekur në shtëpi se iu kanë ikur dritat dhe nuk kanë pasur oksigjen.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakRudina Hajdari: S’kam frikë nga bandat e Elbasanit, stafi im ka pasur përplasje atje
Artikulli tjetërShtëllunga tymi vijojnë të dalin nga magazina, familjarët e rojes së bllokuar presin jashtë shiritit rrethues