Me sa duket ne shqiptarët, nuk kemi vetëm vajza dhe gra të bukura, por dhe të talentura dhe të afta. Aq të mira dhe të zonja janë ato, sa na i kanë zili dhe komshinjtë.
Advertisements
Si rasti i moderatores Eva Murati, në krye të UEFA Champions League, emisionit të shumë ndjekur të futbollit që transmetohet në platformën Tring, të cilën mbrëmjen e djeshme e pamë në Tika Taka, emisioni sportiv i Italia Uno, një kanal që të gjithë njohim nga fëmijëria.
Eva Murati ka qenë e ftuar speciale në emisionin që drejtohet nga Piero Chimabretti, Tiki Taka, gjatë të cilit ka qenë i ftuar dhe djali i legjendës së futbollit Diego Armando Maradona , por dhe personalitete të tjera të futbollit.
Advertisements
Gjatë emisionit Eva ka pasur mundësinë të flasë për sportin, për futbollin, për rrugëtimin e saj në Champions League dhe në platformën Tring. Aftësia e Evës për të biseduar në gjuhën italianë, përgatitja, por padyshim dhe bukuria e saj, kanë mahnitur ata që ishin prezent dhe vetë moderatorin që tha:
“Vajza e Championsit në Shqipëri shkëlqen. Italiashtja e saj është mbresëlënëse”./living
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!