Ndryshon reforma në drejtësi, Me 96 vota Kuvendi voton 10 ligjet për institucionet e reja të drejtësisë

Me 96 vota pro parlamenti miratoi 10 ligjeve me karakter teknik, të ndërthurura me reformën në drejtësi me synimin e dhënies së një efikasiteti edhe më të madh.

Advertisements

Taulant Balla: Nuk bie dakord që Reformën në Drejtësi nuk është funksionale, ajo është funksionale, është futur në listën e detyrave të shtëpisë.

Etilda Gjonaj: Këto ligje do të synojnë që të rrisin efektshmërisë e sistemit të Drejtësisë.

Advertisements

Një prej 10 ligjeve më të rëndësishme votuar sot ka të bëjë me thjeshtësimin e mënyrës së zgjedhjes të një gjyqtari Kushtetues nga Gjykata e Lartë. Tanimë, kuorumi i nevojshëm në Gjykatën e Lartë të mos jetë më prej 14 anëtarësh, por do të mjaftonte një shumicë e thjeshtë, pra 10 anëtarë.

Sipas parashikimeve të reja në ligj korrupsioni nën vlerën 50 mijë lekë s’do të jetë më kompetencë e prokurorisë së posaçme kundër krimit e korrupsionit, njohur si SPAK.

Me një ligj të posaçëm është sanksionuar futja dhe gjykimi me një gjyqtar të vetëm në Apel nga tre që është aktualisht trupa.

Dalja në pension e magjistratëve, përfshi prokuror e gjyqtar të cilët aktualisht e kanë në 67 vjeç, por me vullnetin e tyre sipas ligjit të ri, ata mund të shërbejnë edhe tre vite pas moshës duke dale në pension në moshën 70 vjeç.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakLajmi fundit/ Aksident i rëndë në Korçë, një person niset me urgjencë në spital
Artikulli tjetërE rëndë në Tiranë/ E moshuara bie nga ballkoni, ndërron jetë në vend