E trishtë/ Ndërrojnë jetë brenda ditës nënë e bir, ishin të infektuar me Covid-19

Nënë e bir në Rahovec kanë nderruar jete sot si pasojë e infektimit me virusin Covid-19. Nëna 85-vjeçare dhe djali 50-vjeçar nga Ratkoci i Rahovecit nuk arritën që ta mposhtën koronavirusin.

Advertisements

cLidhur me këtë ngjarje ka folur edhe kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.

Ai tha se të dy kanë nderruar jete brenda një dite dhe se ishin të pr ekur me koronavirus.

Advertisements

“Po sot dy qytetarë të fshatit Ratkoc të komunës së Rahovecit që ishin të pr ekur me koronavirus kanë nderruar jete. Bëhet fjalë për nënën dhe një djal të hendikepuar. Isha në varrimin e tyre dhe është një humbje e madhe për komunën”, ka thënë Latifi për Express.

Në ndërkohë në 24 orët e fundit nga virusi Covid-19, kanë nderruar jete 10 persona.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 10 raste të vde.k.jes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vde.kj.es janë nga komunat: Kamenicë 3 raste (71, 68, 62 vjeç), Rahovec 2 raste (85, 50 vjeç), Ferizaj 1 rast (81 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (78 vjeç), Pejë 1 rast (79 vjeç), Viti 1 rast (51 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (87 vjeç)”, thuhet në njoftimin 24-orësh të IKShPK-së.

Në ndërkohë gjatë kësaj periudhe janë shënuar edhe 705 raste pozitive me koronavirus.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.922 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 705 raste pozitive”, thuhet më tutje në njoftim.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Boll mi fërkove duart!” Takimi i parë i Sarës me Erlindin, prekje e përkedhelje
Artikulli tjetër“Nuk di me lidh dy llafe, sikur të ka ngrënë dhia…”, plas debati mes Ervisit dhe Erlindit për Sindin