Bilanci i Covid-19 në Shqipëri/ Janë kryer 2174 testime, ndërsa 11 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2174 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 303 qytetarë.

Advertisements

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 112 raste në Tiranë, 21 raste në Shkodër, 17 raste në Gjirokastër, 14 raste në Kavajë dhe Mirditë, 10 raste në Durrës dhe Elbasan, 8 raste në Tropojë, Vlorë,

7 raste në Fier, Devoll, Lushnje, 6 raste në Berat, Sarandë, Gramsh, 5 raste në Peqin, 4 raste në Kurbin, Mallakastër, Ura Vajgurore, Këlcyrë, 3 raste në Kukës, Delvinë, Tepelenë, Malësi e Madhe, Kuçovë, 2 raste në Lezhë, Has, Memaliaj, Skrapar, Poliçan, 1 rast nw Pukë, Kamëz, Kolonjë, Libohovë .

Advertisements

Në 24 orët e fundit janë shëruar 651 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 86,497 që nga fillimi i epid emisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 394 pacientë, 24 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 11 qytetarë e kanë humbur bet ejën me COVID19: 5 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Saranda, 1 qytetar nga Fier, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Përmeti, 1 qytetar nga Shkodra, moshave 48-91 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngush ëllime familjarëve të të ndje rëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (23 Mars 2021)
Raste të reja ditore 303
Të shëruar në 24 orë 651

Të shtruar në spitale 394
Humbje jete në 24 orë 11
Testime ditore 2174

Testime totale 536,963
Raste pozitive 121,847
Raste të shëruara 86,497
Raste Aktive 33,194
Humbje jete 2156

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 22657
Fier 2616
Durrës 1447

Vlorë 1335
Shkodër 1253
Gjirokastër 1213
Korçë 762
Lezhë 634

Elbasan 445
Kukës 348
Dibër 332
Berat 152

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakVidhet ekipi i Tiranës gjatë ndeshjes, lojtarëve u merren telefonat dhe veshjet
Artikulli tjetër“Boll mi fërkove duart!” Takimi i parë i Sarës me Erlindin, prekje e përkedhelje