Aktorja e njohur e humorit, Eliona Pitarka është bërë nënë për herë të parë.
Advertisements
Lajmin e ëmbël e ka dhënë vetë ajo, përmes një foto të publikuar në Instastory, ku shfaqet me të bijën në spital, teksa qëndrojnë të dyja të shtrira pranë njëra-tjetrës.
Megjithatë, Eliona ka vendosur që ende të mos e tregojë portretin e vogëlushes.
Advertisements
“Më në fund është këtu”, ka shkruar aktorja krahas fotos së bukur.
Ndërkohë, të gjithë janë bërë kuriozë se çfarë emri i ka vendosur bebushes Eliona dhe mezi po presin ta mësojnë. Gjithçka ngelet për në orët në vijim
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!