Zbulohet një ilaç për trajtimin e Covid-19, ka të dhëna shumë premtuese

Virusi SARS-CoV-2, i cili e shkakton sëmundjen Covid-19 është lloji i tretë i korona virusëve, që është shfaqur që nga fundi i shekullit, shkruan Medical News.

Advertisements

Aktualisht nuk ka shumë ilaçe antivirale, që mund t’a luftojnë atë në mënyrë efektive, prandaj i gjith fokusi I ballafaqimit me këtë virus është tek vaksinat.

Në mesin e shumë barnave, të cilat ishin premtuese në shërimin e simptomave të sëmundjes është edhe bari i quajtur Klofaziminë. Sipas një studimi të ri të kryer nga studiuesit e Institutit Mjekësor të Zbulimit në San Diego dhe nga Unviersiteti I Hong Kongut, ky bar mund të jetë mjaft efektiv në trajtimin e Covid-19.

Advertisements

Në bazë të studimit, ky bar shfaq veti antivirale kundër SARS-CoV-2 dhe kufizon përgjigjen inflamatore, që ndodh zakonisht me këtë sëmundje. Administrata e Ushqimit dhe Barnave tashme e ka aprovuar këtë ilaç, edhe pse ende nuk është në dispozicion për shitje as në ShBA.
Z
Ilaçi është testuar së pari në minj, të cilët kishin patur sasi të virusit në organizëm. Pas marrjes së këtij ilaçi studiuesit vërejtën, që ata kishin shumë më pak sasi të virusit në mushkëritë e tyre. Gjithashtu është vërejtur se përveç se ilaçi frenoi aktivitetin e virusit, ai rregulloi edhe përgjigjen e qelizave imunitare ndaj këtij virusi.

Gjithsesi, shkencëtarët po planifikojnë që shumë shpejt të kryhet edhe faza e dytë e testimeve, dhe bari të jetë i disponueshëm për të gjithë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakThanë se do të hapej, Greqia merr vendimin e papritur për Kapshticën
Artikulli tjetërBilanci i Covid-19 për 24 orët e fundit, gjendja tepër e rëndë në Kosovë