Botërori 2022/ Kombëtarja Shqiptare e ka marrë shumë seriozisht Andorën, lojtarët ‘veteranë’ duan vlerësim maksimal të kundërshtarit

Shqipëria starton zyrtarisht përgatitjet për kualifikueset e Botërorit “Katar2022”. Kombëtarja kuqezi është grumbulluar në Barcelonë, aty ku trajneri Edy Reja do të shoh nga pranë gjendjen e futbollistëve për të përgjuar më pas 11 lojtarët që do të luajnë sfi dën e parë, transfertën kundër Andorra.

Advertisements

Edhe këtë herë, Edy Reja ka përzgjedhur lojtarë ekspert që kanë mbajtur ndër vite peshën e Kombëtares por nuk mungojnë as elementë të rinjë si Bajrami e Mitaj. Koha në dispozicion nuk i jep luksin teknikut italian të eksper imentojë, tani është momenti për të marrë pikët, duke nisur nga sf ida e parë, ajo kundër Andorrës ku në letër fitorja është detyrim.

Sokol Cikalleshi vjen në këtë grumbullim në formën e tij më të mirë, ka gjetur rrugën e golin në vazhdimësi, lojtari kuqezi kërkon vlerësim maksimal për Andorra një kundërshtarë që na ka hapur gjithnjë punë:

Advertisements

Në një grup me ekipe si Anglia, Polonia e Hungaria, Andorra dhe San Marino për Shqipërinë vendi i dytë do të ishte një rezultat fantastik, ky është objektivi më i madh në sytë e Cikalleshit.

Pas një pauze të gjatë, me ekipin përfaqësues rikthehet edhe Arlind Ajeti. Qendërmbrojtësi shprehet i lumtur për këtë rikthim ndërsa gjen sërish një grup shumë cilësorë dhe me dëshirë të madhe për të bërë mirë. Shqipëria luan sfi dën e parë në kualifikueset e Botërorit kundër Andorra në transfertë, më 25 mars në orën 20:45

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMbërrijnë në Rinas 10 mijë doza ruse Sputnik-V, dhuratë e Emirateve të Bashkuara Arabe
Artikulli tjetërThanë se do të hapej, Greqia merr vendimin e papritur për Kapshticën