Nesër Macron pret Ramën/ Takimi me ftesë të presidentit të Francës

Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë drejt Parisit të hënën për tu takuar me presidentin e Francës Emmanuel Macron.
Është faqja zyrtare e presidencës franceze që ka publikuar orën 13:20 për takimin dy palësh. Gazetari Top Channel Muhamed Veliu raporton se pas këtij takimi Macron dhe Rama do të drekojnë së bashku në Elysee.

Advertisements

Nuk dihet ende se çfarë çështjesh janë në tryezë për diskutim në këtë vizitë të Ramës, me ftesë nga presidenti Macron. Takimi i fundit mes Ramës dhe Macron në Elysee ishte ai i 15 Majit të vitit 2018.

Por ky nuk është takimi i fundit mes tyre. Rama, Merkel dhe Macron u ulën në të njëjtën tavolinë në Maj të vitit 2019 me liderët e Kosovës në Berlin.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakItali, rikthehet dimri/ Borë e stuhi, emergjencë në Siçili e Puglia
Artikulli tjetërHeqja e orës policore dhe lejimi i tubimeve, Rakacolli tregon çfarë do vendosë Komiteti pas 25 marsit