VIDEO/ Në “Elbasan Arena” fiton “frika”, Partizani dhe Teuta i bëjnë “dhuratë” vendin e parë Vllaznisë

Është mbyllur në barazim pa gola sfida mes Partizani dhe Teutës, e cila përmbylli javën e 25-të të Kategorisë Superiore. Një barazim ky që i shkon për shtat Vllaznisë, që ngjitet në vend të parë, duke kryesuar e vetme.

Advertisements

“Demat e Kuq”, u shfaqën disi më superiorë në përballjen e sotme, edhe pse rastet e rrezikshme në portat respektive nuk ishin të shumta. Vlen të theksohet një moment i dyshimtë në minutën e 74-t, ku Bitri gjeti rrugën e rrjetës, teksa goli u anulua për pozicion jashtë loje.

PARTIZANI-TEUTA 0-0

Advertisements

KOMENTI LIVE:

90′ Akordohen 2 minuta shtesë.

90’ Aleksi është vendimtar duke ndalur një diagonale të Carës për Muratajn i cili po shkonte drejt portës. Situata zhvendoset në anën tjetër ku një pasim për Plakun kontrollohet nga portieri Hoxha.

79′ Trajneri Daja kryen 2 zëvendësime, largohen nga fusha e lojës Melo dhe Çinari, në vendin e tyre Cara dhe Stenio Zhunior.

74′ Partizani gjen rrugën e rrjetës, me Bitrin, por goli anulohet për pozicion jashtë loje. Një moment i dyshimtë.

72′ Albano Aleksi është i ndëshkuari i radhës me karton të verdhë.

65’ Bregu bën gjithçka mirë duke i krijuar hapësirë vetes në fundore, në krahun e majtë, por pastaj harkimi i tij në qendër për Plakun përfundon në duart e Hoxhës.

61′ Tjetër zëvendësim te Teuta, largohet Krasniqi, vendin e tij e merr Sebino Plaku.

61′ Zëvendësim i detyruar te Teuta, largohet nga loja, Kuro i dëmtuar, vendin e tij e merr Xhekson.

59′ Kundërpërgjigjet Partizani me Jasir Asanin, tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.

58′ Rast i pastër për Teutën me Krasniqin, por sulmuesi nuk koordinohet siç duhet brenda zonës.57′ Zëvendësim te Teuta, largohet nga fusha, Todorovski, vendin e tij e merr Beqja.

53′ Kuro është i ndëshkuari i radhës me karton të verdhë, për ndërhyrje të gabuar.

51′ Lorenco Vila ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar.

49′ Mundësi mjaft e mirë për Teutën me anë të Emiljano Vilës, por tentativa e tij u ndal nga portieri Alban Hoxha.

46′ Starton pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë.

45+1′ Vendimtarje ndërhyrja e kapitenit Renato Arapi, që i heq një mundësi të mirë Çinarit. Mbrojtësi largon rrezikun në këndore.

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

40′ Skuadra e Ilir Dajës, më kërkuese në këto minuta, por rastet e rrezikshme në portat respektive kanë qenë me pikatore.

34′ Teuta fiton goditje e dytë nga këndi.

32′ Bardhi provon me një gjuajtje nga distanca, por fantastik Stivi Frashëri me atë ndërhyrje.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakAksident në Tiranë, makina përplasjet me ndarësen dhe përmbyset
Artikulli tjetërBlen Ferrarin 400 mijë euro, e shkatërron brenda pak orëve…