Një bebe ka ardhur në jetë në Spitalin “ Shefqet Ndroqi” në Tiranë, i kthyer prej kohësh në spital Covid.
Advertisements
Nëna 19 vjeçare ndodhet e shtruar në këtë spital për shkak se është infektuar me koronavirus.
Advertisements
Bebja e quajtur Noel është në gjendje të mirë shëndetësore.
Lajmin e bën të ditur, Alma Cami, shefja e reanimacionit pranë Sanatoriumit, e cila bën me dije se 19 vjeçarja ishte e shtruar prej 10 ditësh.
Postimi i doktoreshës:
Në bashkepunim me koleget e spitalit “ Koco Glozheni “ u realizua me sukses .Prej mese 10 ditesh nena ishte diagnostikuar me Covid 19 trajtohej në shtepi, ku pas alterimit klinik te situates me temperature dhe veshtiresi në frymemarrje shtrohet ne spitalin “ Shefqet Ndroqi “ në gjendje jo te mire me dt 9 Mars.Duke qene se situata klinike po rendohej dhe jeta e te dyve po rrezikohej u mundesua lindja e femijes në sallat operatore te spitalit “ Shefqet Ndroqi.Ne bashkepunim me koleget e spitalit obsetrik “ Koco Glozheni “” . Fatmiresisht cdo gje shkoj me se miri, fale punes te shkelqyer te dy spitaleve
E bejme me dije sot lajmin pasi donim te kishim siguri në dhenien e informimit qe te dy nena dhe femija te ishin mire plotesisht, dhe nga te papriturat qe ndodhin nga pabesia e ketij virusi .
Ardhja në jete e Noelit eshte nje gezim per te gjithe, nje ugur i mbare, shprese se jeta do te triumfoj! Urojme qe lajme te tilla te bukura ti ndajme me ju cdo dite! Gezimi juaj eshte forca jone per ta vazhduar kete lufte deri në fund me fitore per Triumfin e Jetes!
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!