‘Duka ka firmosur për të qënë ministër i Bujqësisë’/ Rama në Elbasan komenton opozitën: Fatmir Mediu kërkon të kthehet në qeveri, Dash Shehi, Nard Ndokës i takon më shumë…na bën të qeshim

Sipas tij, Basha do t’u japë karrigen e pushtetit atyre që kanë qenë 20 vite më parë. Ai i cili sipas tij e meriton atë vend, është Nard Ndoka pasi na bën të qeshim.
TIRANË-Kryeministri Edi Rama nga Elbasani ka thënë se Agron Duka ka firmosur me kreun e PD-së, Lulzim Basha që të jetë ministri i Bujqësisë. Sipas tij, Basha do t’u japë karrigen e pushtetit atyre që kanë qenë 20 vite më parë. Ai i cili sipas tij e meriton atë vend, është Nard Ndoka pasi na bën të qeshim.

Advertisements

DEKLARATA:
Ne nuk iu propozojmë pulla mbi xham, si kapëset që iu vihen deleve në vesh, ne do të heqim inspektorët. Cdo gjë do të jetë dixhitale. Ata nuk mbajën asnjë përgjegjësi për atë që thonë. Dhëndri i tyre thoshtë do ul cmimin e bukës. Nuk kanë reflektuar asgjë. Sepse nuk kanë pasur kohë as të studiojnë e as të msojnë, se kanë qënë rrugve duke u sjellë në mënyrë destruktive. Duke kërcënuar me hedhjen në erë të qendrave të votimit. Të gjithë ata që janë pjesë e koalicionit, janë pengmarrësit. Duka ka firmosur për të qënë ministër i Bujqësisë, kthehet pas 20 vitesh në krye të një sektori që tanimë ka filluar të dalë nga kriza shumëvjecare. Duhet ta cojmë më tutje, jo ta kthejmë te pula. Fatmir Mediu kërkon të kthehet në qeveri, Dash Shehi, Shpëtim Idrizi, me Vangjel Dulen duan të kthehen dhe Nard Ndoka, i takon më shumë se të paktën na bën të qeshim. Do të jetë qeverisja e Monikës dhe Ilir Metës.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

Advertisements

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakLyon gati të negociojë, i kërkon Juventusit 40 milionë euro për 23-vjeçarin
Artikulli tjetërEdi Reja publikon listën e futbollistëve për ndeshjen ndaj Anglisë, San Marinon dhe Andorën. Ka surpriza