Dimri po kthehet sërish, ja çfarë pritet të ndodhë në ditët që vijojnë

Kjo fundjavë duket se është rikthyer dimri pas disa javëve me diell. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se një situatë e tillë do ta shoqërojë vendin tonë deri të hënën dhe më pas, reshjet e shiut dhe dëborës do të pushojnë.

Advertisements

Megjithatë, gjatë ditës së nesërme, temperaturat do të jenë të ulëta.

Ditë dimri po përjeton vendi me reshje shiu dhe dëbore si për të na treguar që duhet të qëndrojmë në vatrën e ngrohtë familjare. Situata do të mbetet e njëjtë deri mesditën e së hënës ku do të ketë reshje shiu dhe dëbore deri në kuotat kodrinore.

Advertisements

Gjatë ditëve të ardhshme të kësaj jave do të mbizotërojnë kthjellimet dhe vranësirat deri mesatare. Mjegulla e mjegullina në lugina do të jetë prezente gjatë orëve të mëngjesit dhe pas perëndimit të diellit.

Temperaturat do të pësojnë rënie gjatë orëve të mëngjesit si më poshtë vijon, duke sjellë ngrica në të gjitha zonat malore më së shumti në zonat e mbuluara me dëborë.

Era deri në mes javë përgjithësisht do të jetë e vrullshme në bregdet dhe zonat luginore nga kuadrati i veriut. Më tej e lehtë e lokalisht mesatare.

Pas këtyre ditëve dimërore pranvera pritet të zërë vendin që i takon.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakGreqia i hap kufirin turistëve nga ky shtet, ja me çfarë kushti
Artikulli tjetërE pyesin nëse është e lumtur me Beartin pas gjithë atyre polemikave, habit Tea me përgjigjen e saj