Eri Aga ishte i ftuar së fundmi në emisionin “Express Rozë”, në të cilin tregoi shumë detaje nga prapaskenat e “Për’puthen”. Ish-konkurrenti tha se përjashtimi i tij ishte i planifikuar, sepse kishte pasur shpesh përp lasje me autoren e programit, Olsa Muhametin
Advertisements
“Kjo skena e fundit është organizuar posaçërisht për të më hequr mua. Kam marr vesh nga burime të sigurta që kanë thënë gjej një mënyrë për të hequr Erin nga Top Channel, sepse unë jam zënë shumë herë aty brenda, sepse kuptoja filmat e Olsës që ju thërriste gocave dhe çunave që i zgjidhte për takim”, deklaroi Eri.
“Ajo ka disa që i sjell rrotull dhe ju thotë ‘A do të bëhesh personazh? Atëherë do më bindesh mua’. Ajo mua nuk më ka ndihmuar kurrë, siç ndihmonte të tjerët. Kur fliste ndonjë vajzë për mua i thoshte mos fol për këtë, po do flasësh për këtë, që të bëhej personazh ai tjetri, jo Eri”, tha ish-konkurrenti.
Advertisements
Ndër të tjera ai tha se të gjitha vajzat, duke përjashtuar Sarën, kanë lidhje jashtë emisionit. Eri u shpreh me bindje se Ledjana ka një të dashur jashtë shtetit, ndërsa kjo e fundit e ka mohuar. Gjithashtu ai tregoi se edhe Ana Kauri është e lidhur me një djalë prej 3 vitesh dhe madje e konsideroi atë si vajzën më fallco.
Ndërsa një nga ndjekësit e saj e ka pyetur se fundmi se nëse janë të vërteta aku zat e ngritura nga Eri për një lidhje jashtë programit. Por, që ajo e ka mohuar këtë gjë dhe është shprehur se Eri ka bërë vetëm për vëmendje.
“Njerëzit për të marr vëmendje çfarë nuk thonë për të tjerët… Janë të lirë të bëjnë lajme për aq kohë sa fitojnë ndjekës”, është përgjigjur Ana.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!