Bashkëshorti i Almeda Abazit shtrohet në spital i infektuar me Covid-19: “Tregoni kujdes maksimal”

TURQI– Bashkëshorti i Almeda Abazit, Tolgahan Sayisman është prekur nga Covid-19 dhe për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore është detyruar të shtrohet në spital. Ai e ka bërë vetë të ditur në rrjetet sociale, ku u shpreh se ka vendosur të vazhdojë trajtimin në spital dhe ju ka bërë thirrje të gjithëve të tregojnë kujdes.

Advertisements

“Sapo mësova se jam infektuar me Covid-19. Jam trajtuar në shtëpi për pak kohë. Testi i fundit që bëra rezultoi pozitiv. Mutacioni i ri i koronavirusit në fillim mund të mos dalë pozitiv në test. Ne vendosëm që të vazhdojmë trajtimin në spital. Tregoni kujdes”, ka shkruar Tolgahan në deklaratën e tij.

Almeda nuk ka bërë asnjë reagim në rrjete sociale. Kujtojmë se çifti janë në pritje të një fëmije të dytë, që mund të vijë në jetë nga momenti në moment.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Të mban burri me para”, Tea i kthehet ‘ashpër’ komentuesit
Artikulli tjetërFier/ Dëmtohen me gurë xhamat e zyrave të dy partive politike