“Të mban burri me para”, Tea i kthehet ‘ashpër’ komentuesit

Pasi gjithçka u sqarua për publikun, Tea dhe Bearti po jetojnë ditët e tyre më të bukura si çift.

Advertisements

Ata të dy janë të pandarë nga njëri-tjetri dhe shpesh ndajnë në rrjete sociale momente nga përditshmëria. Deri më tani ata duken si çifti perfekt dhe madje u përfolën edhe se e kishin zyrtarizuar lidhjen, por këto zëra i hodhën poshtë vetë ata të dy.

Ndërkohë së fundmi Tea dhe Bearti kanë udhëtuar bashkë drejt Stambollit, për të pushuar. Gjatë një bisede virtuale me ndjekësit Tea ka zbuluar se aktualisht ndodhet me të dashurin e saj në qytetin më të vizituar të Turqisë dhe se dje ka festuar 22-vjetorin.

Advertisements

Mes pyetjeve, Teas i ka rënë në sy një koment që asaj nuk i ka pëlqyer aspak ndaj ka kthyer një përgjigje publikisht.

“Dite me zgjedh burrë ti, po bën jetë lali, ah burri me lekë”, i ka shkruar njëri nga ndjekësit ish-konkurrentes së “Për’puthen”.

Tea ka treguar se ja thonë shpesh këtë gjë dhe me përgjigjen e saj ju ka mbyllur gojën të gjithëve.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakXhensila Pere përplaset në studio me gazetarin: “Unë a pamoralshme? Ti je gay!”
Artikulli tjetërBashkëshorti i Almeda Abazit shtrohet në spital i infektuar me Covid-19: “Tregoni kujdes maksimal”