Luljeta Bozo ndërron mendim papritur: Enver Hoxha ishte diktator, e dënoj me forcë diktaturën komuniste

Kryesuesja e listës së Partisë Socialiste në Tiranë, Luljeta Bozo, njëherazi edhe inxhiniere ndërtimi ka bërë hapa pas pas deklaratave të saj se sistemi komunist nëse do të vlerësohej siç duhet, ka patur më shumë të mira se të këqija.Në një intervistë të fundit në “Java News”, Bozo shpreh një tjetër mendim për kohën e diktaturës. Bozo thotë se diktaturën komuniste e dë non me forcë dhe se Enver Hoxha padyshim ishte një diktator. Sipas saj, kush kapet pas Enverit për të sul muar të tjerët është në fakt një zëdhënës i pavetëdijshëm i së keqes së asaj diktature.

Advertisements

“Unë kam një jetë të jetuar me parimet e me punën time dhe bindjet e mia as nuk i kam negociuar, as kam ndërmend t’i negocioj në këtë moshë me askënd! Për më tepër nuk kam ndërmend të merrem me ata që merren me shtrembërimin e fjalëve te mia, për qëllime të rëndomta politike. Diktaturën komuniste e dë noj me forcë dhe Enver Hoxha padyshim ishte një diktator. Por refuzimi i çdo relativizimi të krimeve të diktaturës, nuk më pengon dot të vlerësoj me respekt shkencëtarët dhe profesionistët e asaj kohe dhe gjithë popullin e thjeshtë që kanë punuar me ndershmëri.

Pafuqia për të mos e parë atë kohë vetëm bardhezi është sindromë e sërvilëve apo spiunëve të atëhershëm, që janë “xhelatët” e mendimit ndryshe të këtyre 30 vjeteve. Kush kapet pas Enverit për të sulmuar të tjerët është në fakt një zëdhënës i pavetëdijshëm i së keqes së asaj di ktature. Ata që sh ajnë, ak uzojnë dhe shtrembërojnë njësoj si xhelatët e mendimit ndryshe asokohe. Eks tremet përputhen dhe më kujtohet Vaclav Haveli që thotë: Komunisti më i zi është komunisti antikomunist! Kam vetëm keqardhje per ta.”-tha Bozo.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakTërmeti 7.2 ballë shkund këtë shtet, pak minuta më vonë një tsunami prej 1 metër lartësi ka goditur zonën veriore të saj
Artikulli tjetërKur do të largohet koronavirusi nga Shqipëria? Pipero bën parashikimin dhe jep lajmin e mirë