Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka reaguar pasi presidenti serb Aleksandër Vuçiç postoi në “Instagram” një foto të hartës së Kosovës me simbolin serb.
Advertisements
Kjo foto ngjalli reagime të shumta nga personalitete, artistë dhe qytetarë të cilët dën uan veprimin e presidentit Vuçiç në një kohë që Kosova është e pavarur.
Vuçiç fotografinë e ka shoqëruar me mesazhin “Serbia sot nuk është e dobët, nuk kër cë non, por dhe nuk harron, dhe nuk do të lejojë që 17 marsi të ndodhë përsëri”.
Advertisements
Brenda fotos mendohet se shkruhet: “Kosova nuk është barra jonë, por është kryqi jonë, nga kryqi është me mirë, se sa poshtë tij, ringjallja shifet. Rroft serbija”
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bushati ka dë n uar ash për një veprim të tillë. Ai shkruan se nuk duhet të çuditeni, për sa kohë që hapësira jonë mediatike “strehon zëdhënësit që demonstronin me mburrje ‘risitë’ e projektit të cop tim it të Kosovës.”
Si duket, Bushati me këtë rast ka sul mu ar të gjithë ata që dalin në mediat shqiptare për të demonstruar projektin, që sipas Bushatit ka të bëjë me copëtimin e Kosovës.
Pjesa më e madhe e komenteve në postimin e Ditmir Bushatit shkruajnë se bëhet fjalë për gazetarin Baton Haxhiu.
“Mos u çudisni me flamurin serb të vendosur nga Presidenti i Serbisë mbi hartën e Kosovës, përsa kohë hapësira jonë mediatike strehon zëdhënësit që demonstronin me mburrje ‘risitë’ e projektit të copëtimit të Kosovës!” shkruan Bushati.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!