Erdogani i del në krah Putinit pas komenteve te Biden, ja veprimi i tij

Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan, tha të premten se komentet e homologut të tij amerikan, Joe Biden, për presidentin rus, Vladimir Putin, kur e quajti v r a sës, janë të papranueshme dhe jo të përshtatshme për një president.

Advertisements

Në një intervistë për televizionin amerikan, ABC News, Bideni gjithashtu tha se Putini nuk ka shpirt dhe premtoi se homologu i tij do të paguajë një çmim për ndërhyrjen e pretenduar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar në ShBA, diçka që Kremlini e mohon, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Ankaraja dhe Uashingtoni janë aleatë në NATO, ndonëse presidenti turk ende nuk ka biseduar zyrtarisht me homologun amerikan që nga koha kur ky i fundit u inaugurua si president i ShBA-së në fund të janarit.

Advertisements

Ndaj komenteve të presidentit amerikan ka reaguar edhe vetë politikani që iu përmend emri, Vladimir Putin, i cili i uroi shëndet Bidenit dhe tha se njerëzit kanë prirje që të tjerët t’i shohin ashtu si janë vetë.

Në një vendim të pazakontë pas intervistës së Bidenit, Rusia të mërkurën tha se e ka thirrur ambasadorin e vet në ShBA për konsultime urgjente rreth të ardhmes së raporteve me Shtetet e Bashkuara.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMomenti kur forcat zjarrfikëse thyejn derën dhe nxjerrin trupin e pajetë të Llazar Prengës (video)
Artikulli tjetërShkelën masat anti-Covid, policia gjobit 813 persona gjatë 24 orëve të fundit