Hidhet shorti në Champions, përballje “titanësh” që mezi priten

Finalja e edicionit të kaluar në Champions League Bayern Mynih-PSG këtë edicion do të përsëritet në fazën çerekfinale. Ky ishte verdikti i shortit të hedhur mesditën e sotme në Nyon të Zvicrës. Përveç përsëritjes së finales së vitit të shkuar ku bavarezët fituan trofeun dueli tjetër që spikat më shumë në fazën çerekfinale është ai mes Real Madrid dhe Liverpool me sfidën e parë që do luhet në Spanjë.

Advertisements

Më me fat kanë qënë goglat për dy ekipet e tjera angleze të mbetura në garë. Kështu Manchester City do të ndeshet në këtë fazë me Borussia Dortmund ndërsa Chelsea do të përballet me Porton. Ndeshjet e para të fazës çerekfinale do të luhen më 6 dhe 7 prill. Ndërkaq janë njohur edhe përballet e mundshme të fazës gjysmëfinale.

Fituesja e duelit Bayern-PSG do të ndeshet në gjysmëfinale me fituesen e duelit City-Dortmund ndërsa ekipi që mbijeton nga përballja Real-Liverpool do sfidojë fituesin e çiftit Porto- Chelsea.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakA ka qarkulluar virusi në Kinë më herët se të perhapej në të gjithë globin? Flasin ekspertët
Artikulli tjetërKur banorët e pyesnin, ajo i ofendonte! Si e fshehu Valentina Prenga trupin e pajetë të burrit për ditë me radhë në banesë