Studiuesit në Institutin e Teknologjisë në Masaçusets (MIT), SHBA, kanë kryer shumë studime mbi mënyrat se si mund të luftohet koronavirusi i ri.
Advertisements
Në këtë kuadër, ekipi ka zbuluar së fundmi se valët me ultratinguj në frekuencat e atyre që përdoren zakonisht në skanerët e spitaleve, mund të shkaktojnë shpërbërjen e lëvozhgës dhe ganxhave të virusit.
Proteina në formë gozhde që vesh nga jashtë koronavirusin e ri, është përbërësi i virusit që bllokon qelizat e shëndetshme dhe që shkakton pushtimin nga ARN-ja virale.
Advertisements
Studimi është kryer nga Departamenti i Inxhinierisë Mekanike në MIT, dhe sugjeron se virusi që shkakton sëmundjen e Covid-19, mund të jetë i ndjeshëm nga dridhjet tejzanore brenda frekuencës së përdorur në imazhet diagnostike mjekësore.
Në simulimet e kryera në laborator, ekipi modeloi reagimin mekanik të virusit ndaj operacioneve nëpër një gamë të frekuencave me ultratinguj.
Ata zbuluan se dridhjet në shkallën midis 25 dhe 100 Megahertz, shkaktuan brenda një fraksioni të sekondës çarjen e“lëkurës” së virusit dhe proteinës së tij të jashtme.
Simulimet zbuluan se virusi do të shpërbëhej në ajër dhe ujë në të njëjtën frekuencë.
Gjithsesi, MIT thekson se rezultatet e këtij studimi janë paraprake, dhe bazohen në të dhëna të kufizuara në lidhje me vetitë fizike të virusit.
Por pavarësisht nga kjo, studiuesit thonë se gjetjet janë treguesi i parë se trajtimi me bazë ultratingujt, mund të përdoret për të luftuar koronavirusin e ri.
Shkencëtarët kanë ende shumë punë për të bërë, pasi duhet të përcaktojnë se si mund të përdoren ultratingujt,dhe sa efektiv do të ishin ato në dëmtimin e virusit brenda trupit të njeriut.
Ekipi i Institutit të Teknologjisë në Masaçusets, përdori koncepte të thjeshta për mekanikën dhe fizikën e trupave të ngurtë, për ndërtimin e një model gjeometrik dhe llogaritës të strukturës së virusit. Modeli në fjalë u bazua mbi informacionin e kufizuar që ekziston në literaturën shkencore, duke përfshirë imazhe mikroskopike të lëvozhgës dhe thumbave të virusit.
Në modelin e ekipit, virusi ishte një guackë e hollë elastike e mbuluar nga rreth 100 thumba elastik. Studiuesit theksojnë se vetitë e sakta fizike të koronavirusit janë ende të paqarta, teksa në studim u simulua sjellja e strukturës së thjeshtë të virusit. / Slashgear – Bota.al
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!