Genta Ismajli është një ndër personazhet më të komentuara në shoëbizin shqiptar, e cila njihet për stilin dhe energjinë e saj shpërthyese. Gjatë një interviste për mediat sot, këngëtarja ka rrëfyer edhe për lidhjen e saj rreth dy-vjeçare me biznesmenin turk, Hysein Usta.
Advertisements
Teksa u pyet sesi ia kishte fituar zemrën i dashuri turk, Genta u përgjigj: Në fakt ishim në një restorant, pamë njëri-tjetrin, u pëlqyem si figurë, pastaj ma dhuroi një lule, me atë lule unë u dashurova edhe kështu ka lindur dashuria jonë.
Genta tregoi edhe për suprizat e Usta, ku përshkroi këtu momentin kur emri i saj shkruhej në urën e Bosforit.
Advertisements
“Po më thoshte që duhet të dukesh shume bukur sot, vishu mirë sepse do të ta bëj një surprizë, po mendoja se çfarë surprize, do më çojë në darkë dhe kaq. Kemi dalë nga makina dhe kam parë një jaht të madh, më tha hajde hyjmë në këtë jaht. Ishte surprizë shumë e bukur, u gëzova sepse më pëlqejnë jahtat shumë, kur kam hyrë brenda kam parë një tavolinë të mbushur me lule, me ushqim të mirë, me të gjitha të mirat e Zotit kishin qenë aty. Një surprizë tjetër ishte kur erdhi një çun duke luajtur me violinë, këngë shumë të bukura romantike. Pastaj surpriza tjetër ishte kur emri im shkruhej në urën e Bosfoit”,tregoi Genta në Klan Tv.
Pak ditë më parë këngëtarja publikoi klipin e saj më të fundit, i cili vjen si bashkëpunim me reperin e njohur Fero në titullin “Level Up”.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!