Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Madagaskar, ku 19 persona kanë humbur jetën pasi kanë ngrënë mish breshke.
Advertisements
Mediat e huaja bëjnë me dije se mes viktimave janë edhe 9 fëmijë. Gjithsej 34 persona u shtruan në spital.
Sipas autoriteteve shëndetësore të vendit breshka me shumë mundësi ka ngrënë një algë dhe peshq të tjerë, të cilat nga nëntori në mars mund të bëhen toksike.
Advertisements
Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!