Policia e Shtetit gjatë 24 orët e fundit për shkak të mos respektimit të masave anti-COVID ka gjobitur 790 qytetarë.
Advertisements
689 qytetarë janë evidentuar pa maskën mbrojtëse dhe si pasojë janë gjobitur me masën administrative prej 3.000 lekësh, ndërsa 101 janë kapur teksa po udhëtonin me mjete private m persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik pa maskën anti-COVID.
Policia ka ngritur sërish apel për qytetarët se duhet të respektojnë orën policore, të vendosin maskën dhe të ruajnë distancën social, me qëllim parandalimin e përhapjes së pandemisë së COVID-19.
Advertisements
Njoftimi i plotë i Policisë:
Policia e Shtetit
U konstatuan pa maskat mbrojtëse, ndë shkohen me masë administrative 790 shtetas.
Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe god itjen e paligjshmërisë, vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, Patrullat e Përgjithshme kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë, 689 shtetas që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse.
Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndëshkuar me të njëjtën masë administrative, 101 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.
Në zbatim të masave anticovid, Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve që të respektojnë orën policore, të vendosin maskën dhe të ruajnë distancimin social, ndërsa subjektet tregtare, lokalet dhe restorantet të respektojnë protokollet e sigurisë dhe orarin e mbylljes, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!