Një grabitje ka ndodhur në zonën e Laprakës, në Tiranë.
Advertisements
Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se është grabitur një depo farmaceutike nga presona ende të paidentifikuar.
Siç mëson gazetarja Bezat, autorët kanë thyer derën e depos dhe kanë vjedhur medikamente me vlerë 1.8 milionë lekë. Në fokus të hajdutëve mësohet se kanë qenë vitaminat, kryesisht vitamina C.
Advertisements
Policia është njoftuar nga pronari për ngjarjen dhe po punon për identifikimin e autoreve. Ndërkohë, janë sekuestruar kamerat e sigurisë dhe gjithë provat materiale të lëna nga autorët e dyshuar të ngjarjes.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!