KQZ miraton listën e PSD, Tom Doshi zyrtarisht kandidat për deputet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar listën e kandidatëve për deputet të Partisë SocialDemokrate.

Advertisements

Në këtë mënyrë, Tom Doshi lejohet të garojë për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Ivi Kaso kërkoi përjashtimin e PSD nën argumentin se kryetari i saj Tom Doshi është shpallur në listën e zezë amerikane: : Ne e kemi bërë qëndrimin tonë publik, që shkon në vijën e ditur tashmë, kur kandidati ka një vendim dëbimi, që barazohet me vendimin penal, se shumë vende e ka dëbimin si alternativ si burg apo një vepër penale dhe nga qëndrimet publike të vendeve që kanë marrë këtë lloj mase, duhet të ishin marrë parasysh, që të verifikohen rastet jashtë territorit të vendit, që të trajtohen me seriozitetin e duhur, ne jemi të mendimit që subjekti nuk i lind e drejta të kandidojë.

Advertisements

Kryetari i KQZ-së, Celibashi u shpreh gjatë mbledhjes se do të bëjë verifikimet e thelluara për çdo kandidat për të cilët ka indicie duke përfshirë edhe Tom Doshin, por aktualisht nuk është në kushtet e ndalimit të kandidimit: Për të gjitha rastet kur qoftë nga dokument i kandidimit apo qoftë na të dhëna të tjera publike merr indicie që do ta shtyjnë për verifikim, KQZ do ta bëj këtë për këdo kandidat , ne do të fillojmë kur është rasti, do të bëjmë procesin e verifikimit të thelluar duke u kërkuar organeve info shtesë për ata të cilët ka indicie.

Përfaqësuesi i social demokratëve: Unë si përfaqësues i kësaj force nuk mendoj të shkohet në atë lloj veprimi, jam shumë i sigurt se nuk asgjë të fshehur,që mos të regjistrohet partia social demokrate, po diskutohet për shumë emra në të gjitha partitë. Nuk përbëjnë kusht për mos regjistrim, ne kemi parë çdo gjë të dokumentuar, ne nuk jemi dakord, nuk shohim asnjë kusht që mund të ndalojë kandidimin e zotit Tom Doshi, si ka mundësi që të thojë nuk e meriton, kur nuk kemi asnjë shkelje të paktën nga ajo çfarë kërkohet, ça është kërkuar është paraqitur. Ne mendojmë që nuk asgjë që na pengon.

Celibashi: Vendosëm miratimin e listave të social demokratëve, hyn në fuqi menjëherë .

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Ndihmë se kemi një të plagosur”/ Familja fshehu kri min në Fier, telefonuan Urgjencën dhe Policinë, i dhanë kohë autorit të arratiset
Artikulli tjetërVaksina e AstraZeneca/ Najada Çomo: Nuk ka probleme, as vend për panik! Trompoza ndodh në shumë raste të tjera