“O Luli jam kushëriri i Ramës, fisi nuk e voton më atë”/ Qytetari-Bashës: Ma prishi pronën me oligarkët e tij

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte në Vlorë këtë të mërkurë ku u prit nga dhjetëra qytetarë. Edhe pse në fuqi janë rregullat e pandemisë për distancën fizike dhe mbajtjen e ma.skës, një pjesë e të pranishmëve nuk i kanë zbatuar.

Advertisements

Gjatë takimeve me persona të ndryshëm, kryeopozitari Basha u njoh edhe me një qytetar, i cili pretendonte se ishte kushëriri i Edi Ramës. Ai i tha se kreu i qeverisë i ka marrë pronat, ndërkohë që shtoi se asnjë nga fisi nuk do ta votojë më Edi Ramën.

Qytetari: Ne do të fitojmë, jam kushëriri i Edi Ramës. Më hajduti, na mori pronat. Më hoqi nga puna mua familjen tim për oligarkët e tij. O Lulzim nuk di nga të vej vëllai. Unë jam nga Palasë. Më solli forcat e sigurisë sikur jam kri mineli i Shqipërisë. Tek prona ime me hipotekë ma prishi me oligarkët e tij, ai kusari. O luli asnjë nga fisi nuk e voton më Edi Ramën. Nga i gjithë fisi i mamasë sime nuk e voton më atë.

Advertisements

Lulzim Basha: Ju keni lidhje familjare?

Qytetari: Po…

Lulzim Basha: Çfarë e keni?

Qytetari: Nëna ime dhe nëna e tij janë kushërira. Mua të parit në Shqipëri ma erdhi ma prishi pronën në Llogara. Unë nuk jam as kri minel as një gjë.

Lulzim Basha: Familja e tij janë oligarkët. Familja ime jeni ju.

Qytetari: E di o Luli.

Lulzim Basha: Kështu që më 25 Prill të punojmë të gjithë sëbashku që ta largojmë atë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakShumë shtete europiane pezulluan AstraZenecën, çfarë vendimi do marrë Shqipëria?
Artikulli tjetërA ta bëjmë vaksinën? Flet Pipero: Ja çfarë u kam këshilluar mësuesve që më kanë shkruar