Shumë shtete europiane pezulluan AstraZenecën, çfarë vendimi do marrë Shqipëria?

Pavarësisht se shumë shtete europiane, kanë pezulluar marrjen e vaksinës nga kompania europiane AstraZeneca, Komiteti Kombëtar i Imunizimit ka vendosur vijimin e vaksinimit me këtë vaksinë në Shqipëri.

Advertisements

Lajmi është bërë me dije nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila deklaroi se nuk ka përqindje të lartë të refuzimit për marrjen e kësaj vaksine, duke theksuar se nuk është me detyrim dhe se ata që nuk e marrin tani mund të vaksinohen edhe më vonë.

“Aktualisht nuk ka pasur përqindje alar mante pasi bëhet një vlerësim para se të kryhet vaksina. Shihet gjendja e mësuesve, nëse mjeku klasifikohet për bërë vaksinën. Vaksina nuk është e detyrueshme por është e këshillueshme.

Advertisements

Dje ka pasur një mbledhje të Komitetit Kombëtar të Imunizimit që ka vendosur vijimin e procesit të vaksinimit”, tha Manastirliu.

Kryeministri Edi Rama tha dje se në Britaninë e Madhe po kryhen miliona vaksinime dhe nuk ka pasur probleme.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakUji i orizit është një nga sekretet e bukurisë, ja çfarë fshihet në të
Artikulli tjetër“O Luli jam kushëriri i Ramës, fisi nuk e voton më atë”/ Qytetari-Bashës: Ma prishi pronën me oligarkët e tij