Shumë shtete europiane e kanë pezulluar, OBSH-ja rekomandon vazhdimin e imunizimit me vaksinën AstraZeneca

Ekspertët e sigurisë së vaksinave dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) po planifikojnë të takohen më 16 mars për të diskutuar lidhur me vaksinën e AstraZeneca-s kundër COVID-19.

Advertisements

Shumë vende e kanë ndaluar përdorimin e saj për shkak të shqetësimeve që lidhen me mpik sjen e gja kut.

OBSH-ja thotë se nuk ka prova për një lidhje midis vaksinës dhe mpik sjes së gja kut dhe ajo duhet të vazhdojë të përdoret.

Advertisements

“Ne nuk duam që njerëzit të kenë panik. Për momentin ne do të rekomandonim që vendet të vazhdojnë vaksinimin me AstraZeneca”, tha shefja për shkencë e OBSH-së Soumya Suaminathan.

Franca, Gjermania dhe Italia ndaluan përdorimin e vaksinës së Astrazeneca-s më 15 mars. Atyre iu bashkuan edhe Portugalia, Spanja, Letonia dhe Sllovenia. Edhe një sërë vendesh tjera evropiane dhe gjetkë në botë kanë pezulluar përdorimin e saj.

AstraZeneca ka thënë se ka rishikuar me kujdes të dhënat për 17 milionë njerëz që kanë marrë këtë vaksinë në Evropë. Nga ta, ka thënë AstraZeneca, 37 njerëz kanë pasur probleme me mpi ksje gj aku. Sipas saj, “nuk ka prova të rre zikut në rritje” për mpi ksje gj aku në ndonjë grupmoshë apo gjini.

Agjencia Evropiane e Barnave ka thënë se nuk ka “asnjë tregues se vaksinimi i ka shkaktuar këto rrethana”. Rregullatori i Bashkimit Evropian ka thënë se numri i raporteve për mpi ksje gj aku te njerëzit e vaksinuar me AstraZeneca, nuk është më i lartë se tek ata që nuk janë vaksinuar.

BE-ja ka miratuar vaksinat nga Pfizer / BioNTech, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson dhe po monitoron të tjerat, përfshirë vaksinën Sputnik V të Rusisë./REL.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Duhet t’i kërkoja babit 2 mijë lekëshin në mëngjes”, Elvisi rrëfehet sërish (foto)
Artikulli tjetërPamje të rënda/ Avioni rrëzohet mbi makinë, humbin jetën nënë e bir