‘U raftë SIDA, kanceri dhe Covid-i atyre që s’më votojnë’, befason kandidati për deputet

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Haki Morina ka mallkuar të gjithë ata që nuk e votuan për të zënë një vend në Kuvend.

Advertisements

“Ata që (pa ua kërkuar) ma kanë premtu votën, e s’ma kanë dhënë, ju raftë Covid-19″,- ka thënë ai.

Ai e fshiu statusin menjëherë pasi pati reagime të shumta negative. Pastaj përmes një postimi tjetër në rrjetet sociale ai ka sqaruar deklaratën e tij.

Advertisements

Ai ka shkruar se këtë mallkim e ka pasur për “ata që vullnetarisht janë lajmëruar për të më votuar, por edhe lobuar, dhe në fund se kanë dhënë as votën e tyre”.

Në një intervistë për Klan Kosova, Morina tha se këtë koment e ka bërë në formë shakaje për miqtë e tij të rrjetit social dhe jo për opinionin e gjerë.

“Unë shpesh bëj statuse me doza të larta të sarkazmi për të goditur një fenomen dhe t’i bëjë shokët e mi të qeshin sepse ata e dinë që nuk është forma ime e komunikimit. Ata e dinë që unë nuk jam njeri që ja dëshiroj dikujt COVID-19 apo kancerin”. Unë nuk e kam bërë atë status për publikun e gjerë, por vetëm për miqtë e mi. Nuk më ka shkuar mendja që do të ekzagjerohet në këtë mënyrë kaq miz ore.

Ju kam drejtuar mash truesve, por jo votuesve siç është keq interpretuar kinse unë i kam mallkuar ata. Në këtë rast ju kam drejtuar vetëm disa individëve që pa ua kërkuar, kanë premtuar përkrahje. E para është që një individ që më njoftoi se se do votonte për mua, por kur është parë vendvotimi i tij nuk kishte asnjë votë”,- tha ai.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakTjetër ngjarje e afërt me atë të Tiranës, ambulanca vonohet duke u furnizuar me naftë…ndërron jetë 68-vjeçari në Durrës
Artikulli tjetërZef Deda ‘kallëzon’ Ramën te Basha: “Kam dhënë shfaqe në Bllok, Rama ka qenë më i hedhuri. Vishte këmisha me lule, pinte mall…”