“Nuk më mbetet gjë tjetër veçse të ul kokën dhe…”, Rama kërkon mandatin e tretë

Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të programit për arsimin kërkoi nga qytetarët që ta votojnë për një mandat të tretë

Advertisements

‘Me kokën ulur -siç tha kryeministri- kërkon me bindje mbështetjen për të çuar përpara reformat e nisura.

Rama u shpreh se në zgjedhjet e 25 prillit nuk luhet fati i ndeshjes zgjedhore mes partive, por fati i të lindurve në këtë shekull të ri.

Advertisements

“Sot ne socialistet mund të jemi me plot të drejtë kryelartë. Por kur shoh horizontin e 2030 dhe hendekun që na ndan nga arsimi publik që meritojnë fëmijët, nuk më mbetet vetëm se të ul kokën, të ulim të gjithë kokën dhe përpara jush që na keni zgjedhur të kërkojmë jo thjesht me bindje, por me një bindje të thellë mbështetjen që të ecim përpara.

Ajo që kemi bërë është e jashtëzakonshme në krahasim me atë që gjetëm por nuk është asgjë në krahasim me atë që duam të bëjnë.

Çfarë kemi bërë nuk mjafton për asgjë tjetër mbase përveçse për të vazhduar përpara. Vlen si garanci dhe është garanci e fortë, le pastaj po të krahasojmë garancinë tonë krahasuar me garancinë që japin ata të tre.

Një garanci që ne dimë ku duam të shkojmë dhe ne e dimë si shkohet aty ku duam. Rruga është e përpjetë, maja është ende larg. Por zgjedhja është e qartë, ose bashkë ne dhe ju drejt asaj maje, o rrokapjepthi mbrapsht si guri i Sizifit me ata që nuk e meritojnë një shans tjetër për të udhëhequr Shqipërinë. I patën shanset, një herë, dy herë, tre herë dhe cdo herë bënë të njëjtën gjë.

Në 25 prill nuk luhet fati i ndeshjes zgjedhore mes partive, por fati i të lindurve në këtë shekull të ri. Ju vendosni, me mundim dhe punë, me durim, o prape në gropë, pas menuve të pasura dhe recetave çudibërëse, në gropë”, tha ndër të tjera Rama.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPasiguri nga mësuesit në Lezhë, refuzojnë vaksinën “AstraZeneca”! Shqetësimi i Sindikatës së Pavarur të Arsimit: Po u bëhet presion
Artikulli tjetër“S’ka shanse të na sillnin vaksina të pasigurta”, Rama na e ”shiti” si shtet garant, vetë Suedia pezullon përdorimin e Astra Zenecës, ja presioni qe ju behet mësuesve që refuzojnë vaksinën(Foto)