Kryeministri Edi Rama ishte sot në Laç, ku pa nga afër punimet për rindërtimin.
Advertisements
Sipas kryeministrit janë 11 kantiere të Rilindjes pas tragjedisë së tërmetit, që po e bëjnë Laçin më të bukur, më të fortë dhe shumë më të jetueshmëm se ç’ishte para tërmetit.
Advertisements
Por gjatë vizitës, kreu i qeverisë u përball edhe me një të ri, i cili mesa duket i ka thënë kryeministrit “Rama ik”.
Edhe pse në pamjet e publikuara nga vetë Rama në Facebook, nuk dëgjohet zëri i personit, kryeministri është ndalur për një moment duke e vështruar. Ndërsa i riu largohet me vrap.
Personat që e shoqëronin kryeministrin dëgjohen të thonë: “Hajde mo hajde, është për të prishur syrin ai”
Ndërsa vetë Rama mes batutave thotë: “Zot i madh, Rama ik dhe ikën vetë”
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!