Mbrëmjen që kaloi për herë të parë u shfaq në krah të kolegut të tij Saksano Rrapit, për të prezantuar emisionin e ndjekur “Portokalli” për këtë sezon të ri.
Advertisements
Fjoralba Ponari publikoi në llogarinë e saj në Instagram një foto të realizuar gjatë kohës që ishte në skenën e programit të humorit.
Mori frenat e emisionit më të ndjekur të humorit
Advertisements
“Më uroni fat!”, shkroi Ponari krahas saj.
Nisur nga kjo, urimet kanë qenë të shumta, por ai që ra në sy ishte komenti i Xhemi Shehut.
Xhemi ka qenë prezantuese e “Portokalli” prej disa vitesh, por zgjodhi të largohej sezonin e kaluar.
“Suksese, e meriton”, shkroi Shehu shoqëruar edhe me ‘emoji-n’ e një zemre të kuqe.
Mori frenat e emisionit më të ndjekur të humorit
Para Fjoralbës, në këtë pozicion ishte Eneda Tarifa, por artistja zgjodhi të shkëputej.
Mori frenat e emisionit më të ndjekur të humorit
Kjo sepse, sipas saj, është momenti më i mirë për të sjellë projekte të reja në muzikë.
Mori frenat e emisionit më të ndjekur të humorit
Lajmin se Fjoralba do të ishte prezantuese këtë sezon e konfirmoi vetë ajo, duke shtuar se nuk e kishte menduar kurrë më parë se do të bëhej pjesë e këtij programi, por ka qenë bordi drejtues ai që e ka bindur se mund t’ia dalë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!