Vaksina Astra Zeneca/ Rreziku nga efektet anësore, një tjeter shtet europian pezullon përdorimin e saj

Holanda është bërë vendi i fundit që pezullon përdorimin e vaksinës së koronavirusit AstraZeneca, për shqetësimet e ngritura, në lidhje me efektet anësore të mundshme.

Advertisements

Qeveria holandeze tha se masa, e cila do të zgjasë të paktën deri më 29 mars, ishte paraprake. Republika e Irlandës më parë mori një vendim të ngjashëm, në lidhje me raportet e mpi ksjes së gja kut tek të rriturit në Norvegji.

Por, Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se nuk ka asnjë rrezik të mpikjes së gjakut, nga kjo vaksinë. Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) – e cila aktualisht po kryen një rishikim të incidenteve të mpi ksjes së gja kut – thotë se përfitimet e vaksinës vazhdojnë të tejkalojnë rreziqet e saj, raporton BBC.

Advertisements

Danimarka, Norvegjia, Bullgaria, Islanda dhe Tajlanda tashmë kanë ndaluar përdorimin e vaksinës AstraZeneca. Në një deklaratë, qeveria holandeze tha se po vepronte nga masa paraprake pas raporteve nga Danimarka dhe Norvegjia për efektet e mundshme anësore serioze.

“Ne nuk mund të lejojmë asnjë dyshim në lidhje me vaksinën,” tha ministri holandez i Shëndetësisë Hugo de Jonge. “Ne duhet të sigurohemi që gjithçka është në rregull, kështu që është mençuri të ndalemi tani.”

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPlasin vjedhjet masive të marmitave, kanë metalin 20 herë më të shtrenjtë se ari
Artikulli tjetër‘A e keni bërë 12 muajt e fundit?’, Juli nxjerr zbuluar konkurrentët e “Përputhen”