Nga Arjani te Antonela, Loco i tregon të gjitha pas largimit nga ‘Përputhen’: Ata janë…

Pas daljes së tij nga “Përputhen”, Elvisi ka publikuar një video sqaruese në Instagram. Fillimisht, ai i është adresuar opinionistit Arjan Konomi, për të cilin shprehet se e ka kthyer çështjen në personale.

Advertisements

Sipas Elvisit, Konomi mund të ketë menduar se ai dëshiron ta cënojë apo të dalë më i zgjuar se ai. Ish-konkurrenti ka theksuar se ky nuk ka qenë qëllimi i tij. Më tej, ai ka prekur çështjen e Antonelës, duke thënë se i ka kërkuar falje.

“Dua të bëj një deklaratë të fundit të përgjithshme që ta përmbyll të paktën me veten të gjithë këtë histori. Si fillim, dua ta nis me faktin që nga hyrja ime në program, në asnjë moment të vetëm nuk kam pasur qëllim të ul, të cënoj apo të ofendoj moralin e dikujt në atë studio dhe as të tregoj superioritet.

Advertisements

Unë gjithmonë kam mbajtur qetësinë dhe neutralitetin e duhur, nuk kam tentuar të ngre veten mbi dikë. Edhe kur ka qenë momenti për të folur, shpesh kam heshtur sepse e dija rolin tim në atë studio dhe nuk doja të merrja ndonjë rol tjetër, ashtu si është menduar nga persona të tjerë aty. Konkretisht nga Arjani, i cili mund ta ketë marrë sikur unë përpiqem ta ul, të dal unë më i zoti aty.

Unë e kam ditur vendin tim, kam qenë një konkurrent si të gjithë konkurrentët e tjerë. Opinionisti ka vendin e tij, pavarësisht kësaj, në situatat kur jam ndjerë i cënuar unë thjesht jam mbrojtur. Në memorien time, se ndoshta dhe gaboj, në asnjë moment nuk e kam sulmuar i pari apo të kapem pas fjalëve të tij. Kam mbrojtur veten dhe persona të tjerë madje në atë studio pa cënuar Arjanin. Nuk kam dashur të dal më i zgjuar si Arjani, nëse disa persona e kanë menduar kështu, nuk kam si t’iu bind për këtë pjesë. Debatet do të ndodhin kudo, por qëllimi im nuk ka qenë t’i marr vendin apo të dal më superior se Arjani në atë studio.

Kjo është keqkuptuar nga Arjani, sepse sidomos kohët e fundit kam vënë re ka një farë persekutimi ndaj mendimeve të mia dhe unë besoj vijnë nga mendimi i tij që unë dua ta cënoj atë. Për këtë arsye ai e ka kthyer në personale. Ndoshta ka menduar që nuk duhet ta lë Elvisin të ngjitet sipër meje. E ritheksoj që nuk ka qenë qëllimi im. Në debatin e fundit, ai i përdori të gjitha metodat për të më denigruar dhe kjo të bën të mendosh që Arjani është ndjerë i cënuar nga mendimet e mia dhe ka arritur në ato gjeste, në ato fjalë.

Mua më vjen keq që në atë studio justifikohen disa gjëra. Nëse kër cënohet dikush nuk merret mjaftueshëm për bazë, ka pasur disa kër cënime aty, jo vetëm unë apo Antonela, ka pasur dhe persona të tjerë por nuk është marrë mjaftueshëm seriozisht. Në rastin tim, që m’u bënë aq shumë sulmime, sharje e të gjitha në fund të ditës thanë se është e justifikuar sepse ti ke bërë dicka. Kjo bie poshtë me logjikën që përdorin pak më parë. Tani ka shkak ka pasojë.

Kam bërë dicka dhe jam i gatshëm të përballem, por unë të dënohem dhe pala tjetër të justifikohet kjo nuk më duket e drejtë. Unë s’jam dakord që të bëhet drejtësi për një palë dhe pala tjetër të dalë triumfatore. Kjo të bën kurban. Hajde të bëjmë kurban dikë tani, që ne të dalim si heronj. Mua më doli goja pas shpine duke u përpjekur të sqaroj me sa kapacitet kam atë që kam dashur të them dhe të shpreh. Një mendje e ftohtë dhe e qetë e kupton shumë mirë, i kupton mjetet figurative, sjelljen time, komunikimin tim.

Nuk pretendoj të më kuptojnë të gjithë. Përpos kësaj, pas daljes time nga studio kam qenë unë i pari që e kam kontaktuar Antonelën, i kam kërkuar falje për të gjithë mërzinë që mund t’i kem sjellë, unë si person i kam kërkuar falje për të gjitha. Në rradhë të parë sepse është femër dhe nga mendja ime është kjo e drejtë, ama nga ana tjetër unë kam përshtypjen që kjo situatë po përdoret mediatikisht nga 2-3 persona në studio, ndoshta dhe nga jashtë studios. Këtë e kam si një farë bindje.

Po përdoret për të gjetur ku të kapeshin. Mund të thonë që ishte shumë e rëndë ajo që postova unë, kanë plotësisht të drejtë, të gjithë e shohin si duan, por kam përshtypjen se po i mëshojnë sepse nuk kanë patur një skandal ku të kapen, nuk kanë patur një sulm tjetër konkret dhe kjo është e vetmja mënyrë që mund të përdorin për të më ulur.

Gjithsesi, unë personalisht nuk kam mllefe personale me askënd në studio, kanë qenë debate brenda emisione. Nuk kam pasur synime të ul dikë për arsye personale. Shpresoj që kjo situatë të marrë zgjidhje, pa u cënuar morali dhe dinjiteti i askujt”, është shprehur Elvisi.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakDoni të hapni një biznes? Zbuloni sektorët më fitimprurës në vend
Artikulli tjetërJa rregullat e reja qe duhet të zbatohen për të gjithë ata që duan të udhëtojnë në Greqi